Interesim i madh i gazetarëve për ta përcjellë seancën në rastin e Liridona Ademajt, shumë prej tyre mbeten jashtë dyerve
Në sallën ku po zhvillohet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt thuhet se nuk ka vend për të gjithë gazetarët e kameramanët. Kjo u është thënë ekipeve të gazetarëve që shkuan të përcillnin këtë ngjarje. Zyrtarët policorë që po qëndronin aty nuk i kanë lënë të futen brenda shumë prej gazetarëve të…
Lajme
Në sallën ku po zhvillohet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt thuhet se nuk ka vend për të gjithë gazetarët e kameramanët.
Kjo u është thënë ekipeve të gazetarëve që shkuan të përcillnin këtë ngjarje.
Zyrtarët policorë që po qëndronin aty nuk i kanë lënë të futen brenda shumë prej gazetarëve të cilët mbetën duke pritur tek dera.
Seanca në fjalë s’po arrihet të përcillet nga të gjithë, gjë që bëri që shumë prej gazetarëve të reagojnë në lidhje me këtë situatë të krijuar.
Atyre u është thënë se salla nuk i zë dhe se s’mund të hyjnë, derisa e kanë pasur të ditur paraprakisht interesimin e madh të mediave për këtë seancë./Lajmi.net/