Inter synon transferimin e Shkodran Mustafit

Mbrojtja e Interit pritet të ndryshojë gjatë afatit të ardhshëm veror.

Sport

30/03/2021 08:57

Treshja Skriniar, De Vrij dhe Bastoni do mbeten titullar, por në listën e transferimeve të verës është shtuar edhe emri i qendërmbrojtësit të Schalke 04, Shkodran Mustafi, transmeton lajmi.net.

Mustafi ka kontratë me Schalke deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet, meqenëse skuadra gjermane këtë edicion me shumë gjasa do bie në Bundesliga 2.

Sipas Calciomercato, Inter është i interesuar për shqiptarin, duke marrë parasysh se nuk kanë nevojë të paguajnë për kartonin e tij dhe ta transferojnë si agjent i lirë.

Mustafi shihet si kandidat real, derisa pritet të shihet gjatë verës nëse do arrihet marrëveshja./Lajmi.net/