Inter synon rinovimin me Skriniar – zbulohen detajet e ofertës për kontratën e re

Inter po punojnë për të rinovuar kontratën e Milan Skriniar.

Sport

18/04/2022 16:36

Skuadra ‘Zikaltër’ po punon fuqishëm për të vazhduar qëndrimin e Skriniar në Milano, derisa lojtari po merr vëmendje të madhe nga Premier League, përcjell lajmi.net.

Kontrata e sllovakut 27 vjeçar me ‘Nerazzurri’ skadon në vitin 2023 dhe kështu është e domosdoshme që të arrihet marrëveshje, për të mos e humbur lojtarin falas gjatë vitit tjetër.

Mediat italiane thonë se Inter i ka propozuar lojtarit një kontratë valide deri në vitin 2027, duke i rritur edhe pagën.

Paga e Skriniar pritet të jetë rreth 5 milionë euro për sezon.

Milan Skriniar ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Simone Inzaghi dhe ashtu pritet të jetë edhe sezonin tjetër. Mbetet të shihet nëse Skriniar do të rinovojë me Inter. /Lajmi.net/