Inter synon rinovimin me De Vrij

Inter kanë nisur bisedimet për rinovimin me Stefan De Vrij.

Sport

29/10/2020 20:25

Qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij është bërë pjesë e listës së prioriteteve të Inter.

Sipas raportimeve nga Italia, Inter kanë hapur negociatat me Mino Raiola për rinovimin me De Vrij, transmeton lajmi.net.

Kontrata e holandezit është valide deri në qershor të vitit 2023.

De Vrij ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Inter që nga koha kur u transferua nga Lazio.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje mes dy palëve. /Lajmi.net/