Inter – Roma: Formacionet e mundshme për derbin që luhet sonte

Sonte zhvillohet një tjetër derbi në futbollin italian; ai mes Inter dhe Roma.

Sport

08/02/2022 10:23

Skuadra e Inter pret Romën në shtëpi, pas ndeshjes së vikendit ndaj Milan, të cilën e humbi me rezultatin 1:2.

‘Zikaltërit’ luajnë sonte në kuadër të Kupës së Italisë, përballë një kundërshtari mjaft të fortë si Roma e Jose Mourinho.

Inter do të bëjë kalkulimet pa Felipe Caicedo, Joaquin Correa dhe Robin Gosens janë lojtarët e lënduar në radhët e Inter, derisa Dumfries, Dzeko e de Vrij pritet të pushojnë, përcjell lajmi.net.

Roma në anën tjetër do të paraqitet pa Leonardo Spinazzola, kurse Pellegrini pritet të nis nga banka.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për të dyja skuadrat.

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sanchez, Lautaro.

Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Oliveira, Vina; Mkhitaryan; Zaniolo, Abraham. /Lajmi.net/