Inter refuzon ofertën stratosferike të Tottenhamit për Martinezin

Gjiganti italian po synon ta mbajnë në ekip Lautaro Martinez.

Sport

09/08/2021 09:10

Inter është shumë afër të humb yllin e tyre Romelu Lukaku që do të kalojë te Chelsea, transmeton lajmi.net.

Megjithatë gjiganti italian nuk është e interesuar ta shesë edhe sulmuesin tjetër Lautaro Martinez.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Nerazzurët” kanë refuzuar një ofertë tejet të lartë nga Tottenhami për futbollistin e tyre.

Raportohet se oferta ishte 85 milionë euro plus 10 milionë bonuse, por përgjigjia e kampionit të Italisë ishte negative.

Gjiganti italian nuk pritet të bëjë më largime, vetëm sa do të përforcohet që të zëvendësojë Lukakun. /Lajmi.net/