Inter prinë garën për Giroud

Inter dëshiron të afrojë edhe një sulmues në skuadër.

Sport

06/01/2020 19:31

Skuadra e Antonio Conte dëshiron të përforcojë akoma fazën ofensive, tashmë me emrin e yllit të Chelsea që prinë në listën e dëshirave.

‘Telegraph’ shkruan se Inter janë favoritët për nënshkrimin e yllit të Chelsea, Olivier Giroud, transmeton lajmi.net.

Giroud është i vendosur të fitojë një vend në kombëtaren e Francës për Euro 2020, dhe ndihet se ka nevojë të largohet nga Cheslea, për të fituar minuta.

Emri i lojtari është lidhur edhe me skuadra si Aston Villa e Newcastle, por duket se ata nuk do të kenë shanse në garë me ‘Zi kaltrit’ e Italisë.

Konkurrenca që Inter po bën për titullin e Serie A duket t’i ketë lënë përshtypje Giroud, para luftës për mbijetesën në Premierligë. /Lajmi.net/