Inter përmirëson ofertën për Lukaku, java tjetër vendimtare
Inter janë të vendosur të rikthejnë Lukakun në skuadër.
Sport
Skuadra e Inter është duke punuar vazhdimisht për ta kthyer Romelu Lukakun në skuadër.
Ata kishin nisur një ofertë javën e kaluar për të, por Chelsea kishte refuzuar.
Tani, sipas Fabrizio Romano, Inter do të përmirësojnë ofertën e tyre hapëse në 5 milionë euro + 2 të tejra si bonuse, përcjell lajmi.net.
Bisedimet janë duke vazhduar mes Inter dhe Chelsea dhe java tjetër pritet të shoh procedura të përshpejtuara.
Të gjitha palët e përfshira në këto negociata – edhe ajo e lojtarit – duan që punët të mbyllen sa më shpejtë. /Lajmi.net/