Inter optimist për blerjen e Sanchezit nga Man Utd

Inter dëshiron ta blejë sulmuesin Alexis Sanchez nga Manchester United.

Sport

31/07/2020 12:18

Inter është optimist për blerjen e sulmuesit Alexis Sanchez nga Manchester United.

Manchester Evening News raporton se klubi italian është në fazë të avancuar të bisedimeve me Red Devils për shëndrrimin e marrëveshjes së huazimit në qëndrim afatgjatë në Giuseppe Meazza të sulmuesit kilian, transmeton lajmi.net.

Inter me kërkesë nga trajneri Antonio Conte dëshiron ta mbajë Sanchezin në skuadër përtej huazimit fillestar deri në fund të këtij sezoni.

Sanchez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Inter pas vazhdimit të sezonit në Serie A. /Lajmi.net/