Inter nis bisedimet me Romën për transferimin e Dzekos si zëvendësues të Lukakut
Interi po synon transferimin e Edin Dzeko.
Sport
Interi është në kërkim të disa futbollistëve për repartin e sulmit pasi Romelu Lukaku do të largohet në drejtim të Chelseas, transmeton lajmi.net.
Sipas “Sky Sport Italia”, gjiganti italian tashmë ka nisur bisedimet me Romën për transferimin e Dzekos.
‘Nerazzurët’ janë të gatshëm ti ofrojnë futbollistit një kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2023.
Lukaku është gati për testet mjekësore të Chelsea nesër, sipas Athletic, ndërsa sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata është gjithashtu një nga opsionet për sulmin ‘zikaltër’.
Kampioni i Italisë përveç Zapatas dëshiron edhe boshnjakun i cili edhe në të kaluarën është lidhur me një kalim te Interi. /Lajmi.net/