Inter mëson më shumë për lëndimet e Vidal dhe Bastoni
Skuadra e Inter ka marrë të rejat me dyshen e skuadrës, Arutro Vidal dhe Alessandro Bastoni.
Sport
Mesfushori i Inter, Vidal, si dhe mbrojtësi i skuadrës Alessandro Bastoni kanë pësuar lëndime së fundmi.
Lajmet e fundit bëjnë të ditur se mesfushori kilian nuk është stërvitur sot me klubin e tij për shkak të një dëmtimi në kyç, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Bastoni pritet të jetë gati qysh për ndeshjen e ardhshme ndaj Romës.
Inter zhvilloi sot seancën stërvitore në ‘Appiano Gentile’ pas fitores 3:0 ndaj Milanit.
Gjasat janë të mëdha që Vidal nuk do të mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Romës. /Lajmi.net/