Inter merr fitore nga udhëtimi në Vjenë, mposhtë Rapidin me rezultat minimal
Inter ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Evropës.
Sport
‘Zi kaltrit’ shënuan fitore minimale në udhëtimin e tyre në Vjenë, kundër skuadrës së Rapid Wien, shkruan lajmi.net.
Ishte minuta e 39’ kur një penallti u akordua në favor të skuadrës italiane, dhe kjo u shfrytëzua maksimalisht.
Argjentinasi Lautaro Martinez ishte ai që nga pika e bardhë u tregua i saktë dhe tundi rrjetën për fitoren e ‘Nerazzurëve’.
Inter do ta luaj edhe një ndeshje me skuadrën austriake, përpara tifozëve të vet, në ‘San Siro’. /Lajmi.net/