Inter luan baras me Veronën, Rrahmani asiston për golin që i dha një pikë veriorëve

Inter ka lëshuar pikë edhe në udhëtimin te Verona.

Sport

09/07/2020 23:43

Verona ka arritur të marrë pikë nga përballja me Inter, përballje të cilën e luajti në terrenin e saj.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe Amir Rrahmani, i cili në fund arriti të regjistronte një asistim, që për të ishte i pari në Serie A, e që pati vlerën e një pike për Veronën, shkruan lajmi.net.

Takimi u zhbllokua shumë shpejtë, kur Verona në minutën e dytë kaloi në epërsi fal golit të Darko Lazovic.

Inter reagoi për 1:1 me Antonio Candreva, i cili golin gjeti atëherë kur luhej minuta e 49’ e ndeshjes.

Përmbysja nga ‘Zikaltrit’ erdhi në minutën e 55’, kur Federico Dimarco dërgoi topin në rrjetën e tij.

Kur pritej që Inter të dilte me tri pikë nga udhëtimi në veri, Amir Rrahmani asistoi për golin e Miguel Veloso, në minutën e 86’.

Me këtë barazim Verona numëron 43 pikë në pozitën e nëntë, kurse Inter shkon në 65 pikë dhe humbet pozitën e tretë në tabelë, duke mbetur në pozitën e katërt. /Lajmi.net/