Inter konfirmon se Vidal do operohet në gju

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal do operohet në gjurin e majtë nesër.

Sport

11/03/2021 15:48

Kiliani ka ndjerë dhimbje në gjurin e majtë dhe së fundmi klubi ka konfirmuar se mesfushorit i duhet një operim, përcjellë lajmi.net.

33-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje në Seria A, derisa ishte në fushë për 52 minuta në fitoren e ndeshjes së fundit ndaj Atalantas.

Vidal mungoi ndaj Lazios me 14 shkurt shkaku i problemit me gju dhe pastaj zhvilloi nga 32 minuta ndaj Milan, Genoa dhe Parma, derisa së fundmi ishte titullar ndaj Atalantas.

Por, mesfushori do jetë sërish jashtë fushë dhe klubi ka njoftuar se Vidal do operohet./Lajmi.net/