Inter gjen zëvendësuesin e Ashley Young
Ashley Young pritet që të largohet nga Interi në fund të sezonit, për t'u rikthyer në Premierligë, konkretisht në klubin e Watfordit.
Sport
Burime të shumta në Itali janë të bindur se Young nuk do të zgjasë kontratën e tij, e cila pritet të skadojë më 30 qershor, transmeton lajmi.net.
Pas dy vitesh në Itali, ai është i etur për një kthim në shtëpi në Angli dhe klubin e tij të vjetër Watford.
Nerazzurri po monitoron nga afër situatën e Nicolas Tagliafico të Ajax, i cili shihet si një zëvendësim, raporton Corriere dello Sport.
28-vjeçari është i gatshëm të largohet nga gjigandët Hollandezë dhe çmimi i tij raportohet të jetë 15 milionë euro./Lajmi.net/