Inter gjen te Dortmundi zëvendësuesin e Skriniar

Skuadra e Inter ka gjetur zëvendësuesin e Skriniar.

Sport

05/07/2022 13:21

‘Zikaltërit’ po përgatiten të ndajnë rrugët me qendërmbrojtësin sllovak, Milan Skriniar, i cili pëlqehet nga PSG dhe Chelsea.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Inter tashmë ka identifikuar edhe zëvendësuesin e tij, duke u përgatitur për largimin.

Inter po përcjell me vëmendje situatën e Manuel Akanji të Dortmund, përcjell lajmi.net.

Një tjetër alternativë për mbrojtjen që po shqyrtohet nga skuadra ‘Zikaltër’ është Gleison Bremer i Torino.

Dortmund thuhet se mund të kërkojnë deri në 30 milionë euro për zviceranin. Akanji futet në vitin e fundit të kontratës me Inter. /Lajmi.net/