Inter fiton me goleadë ndaj Spal

Inter e ka pasur më lehtë seç pritej sfidën me Spal.

Sport

16/07/2020 23:33

Zikaltërit triumfuan në udhëtim me rezultat bindës 4:0.

Antonio Candreva (37′), Biraghi (55′), Alexis Sanchez (60′) dhe Roberto Gagliardini (74′) ishin realizatorët për skuadrën e Antonio Conte këtë ndeshje.

Interi ngjitet në vendin e dytë me 71 pikë, kurse Spal teknikisht është jashtë Serie A pasi tubon 19 pikë në pozitën e fundit. /Lajmi.net/