Inter fiton dramën e pesë golave kundër Napolit

Inter ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Napolit, në kryederbin e xhiros së 13-të në Seria A.

Sport

21/11/2021 19:59

“Neurazzurët” ia dolën të arkëtojnë pikët e plota duke fituar me rezultat të ngushtë 3 – 2, shkruan lajmi.net.

Napoli fillimisht kaloi në epërsi përmes Zielinski që u asistua nga Insigne (17′).

Por, gëzimi i “Napolitanëve” zgjati tetë minuta, pasi sulmuesi Hakan Çalhanoglu realizoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin (25′).

Ndërsa, krejtë në fundin e pjesës së parë, në skenë doli Ivan Perisic që shënoi me kokë pas një harkimi të Çalhanoglut për të përmbysur rezultatin (44′).

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Interin që gjetën golin e tretë, pas një kundëraksioni të shpejtë, të cilën e konkretizoi Lautaro Martinez (61′).

E tëra që bëri Napoli, ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit i Dries Mertens që realizoi supergol nga distanca (78′).

Pas kësaj humbje, Napoli mban kreun me 32 pikë, derisa Inter renditët në pozitën e tretë me 28 sosh./Lajmi.net/