Inter dështon të marrë kreun, Sampdoria befason Conten
Lojtarët që dikur kishin luajtur në Inter, kanë dënuar tanimë ish klubin e tyre dhe kanë arritur që të marrin 3 pikë nga ndeshja e sotme.
Sport
Edhe pse me shumë vështirësi, Sampdoria ka arritur që ta mposhtë Interin me rezultat 2-1, përcjell lajmi.net.
Pasi që Sanchez humbi një penalti 12’, ish-lojtari i zikaltërve, Candreva, konkretizoi në anën tjetër penaltinë e Sampdorias me ç’rast u zhbllokua rezultati i ndeshjes.
Edhe një tjetër lojtar i Interit shënoi kundër tyre, kësaj here Keita Balde në minutën e 38’ për ta dërguar klubin në pushim me rezultat 2-0.
Inter shënuan golin e vetëm në ndeshje me anë të mbrojtësit de Vrij, pas një asistimi që Marcelo Brezovic bëri.
Interi përsëri janë në pozitën e dytë, mirëpo me një fitore eventuale të Milanos sonte, ata do të largoheshin 4 pikë./Lajmi.net/