Inter bën pazar në Bundesliga, identifikon lojtarin e duhur për mbrojtjen

Inter do të bëjë një pjesë të merkatos edhe në Bundesliga.

Sport

09/05/2020 22:46

Skuadra italiane, Inter, janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe duket se një të duhur kanë identifikuar në Bundesliga.

‘Tuttomercatoweb’ raporton se ‘Nerazzurri’ shohin anëtarin e Freiburg, Robin Koch, si njeriun e duhur për mbrojtjen, transmeton lajmi.net.

Gjermani do të mbush 24 vite në korrik dhe pritet të jetë në dispozicion për një çmim të volitshëm, pasi kontrata e tij vlen vetëm deri në qershor të vitit 2021.

Koch tashmë ka paraqitje edhe me kombëtaren e Gjermanisë, me dy ndeshje të regjistruara.

Të interesuara për lojtarin janë edhe skuadrat e Benfica dhe Napoli. /Lajmi.net/