Inter arrin marrëveshjen me Inzaghi – nesër zyrtarizimi për rinovimin e kontratës

Simone Inzaghi ka gjetur marrëveshjen me Inter për rinovimin e kontratës.

Sport

20/06/2022 23:21

Raportimet e ‘Sky Sport Italia’ bëjnë të ditur se Inzaghi do të jetë trajner i Inter deri në vitin 2024, përcjell lajmi.net.

Pasi kaloi tek Inter nga Lazio, Inzaghi ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën, por nuk arriti të fitonte Scudetton.

Gjithsesi, projekti i tij ka bindur krerët e Inter dhe ata janë pajtuar t’i rinovojnë kontratën.

Thuhet se gjithçka është dakorduar tashmë dhe nesër do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes. /Lajmi.net/