Inteligjenca artificiale – E ardhmja e njerëzve në një shoqëri automatike

E ardhmja e frikshme, por edhe emocionuese. Çfarë do të ndodh me njerëzimin me rritjen dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Auto & Tek

18/09/2019 13:42

Me deklarimin e Elon Musk  i cili njihet për idetë e tij  kreative por shpesh herë edhe të çuditshme për të futur një çip në trurin e njeriut, janë ngritur debate dhe shqetësime të shumta se çka saktësisht dëshiron të arrij Elon Musk dhe se si do ia arrij këtë.

Si dhe problemi kryesor qëndron në atë, se nëse kjo gjë ndodh atëherë njerëzit më nuk do të kenë nevojë për mësime shtesë apo  dhe aktivitete tjera sepse nëse kjo gjë arrihet brenda dy viteve ashtu siç pretendon Musk, ata do të jenë në gjendje të i mësojnë gjërat jashtëzakonisht shpejt.

Për të kuptuar më mirë inteligjenca artificiale është teori e zhvillimit të sistemeve kompjuterike në gjendje të kryejnë detyra që normalisht kërkojnë inteligjencë njerëzore, siç janë perceptimi vizual, njohja e të folurit, vendimarrja  dhe përkthimi i gjuhëve. Me një fjalë krijimi i makinave inteligjente që punojnë dhe reagojnë njëjtë sikur njerëzit, shkruan lajmi.net.

Si do ta ndryshoj inteligjenca artificiale botën? Për të mirë, apo për të keq.

Në dekadën e fundit inteligjenca artificiale ka shkuar nga një ëndërr fatanstiko -shkencore në një pjesë kritike të jetës tonë të përditshme. Ne çdo ditë  përdorim sistemin e inteligjencës artificiale për të ndërvepruar me telefonat tonë. Algoritmet e inteligjencës artificiale shpesh here edhe janë të “frikshme”, duke e marë një  shembull të thjeshte si ‘google’ (ueb shfletues) ku  përmes asaj se çfarë kemi kërkuar ajo na ofron opsione se çfarë mund të pëlqejmë dhe se çfarë dëshirojmë të shohim.

Me sa më shumë qasje në data dhe në fuqinë informatike inteligjenca artificiale e është duke u bërë jashtëzakonisht e fuqishme.

Këto algoritme janë këtu, por ky është vetëm fillimi, sepse në të ardhmen e afërt Inteligjenca artificiale do të ndryshoj cdo gjë, por a dëshirojmë që të ndodh kjo?

Kur flasim për inteligjencën artificiale jemi duke folur për pothuajse çdo gjë, duke filluar nga një kompjuter që është i aftë të lexoj një dokument të shkruar me dorë e deri tek një robot që përformonë bnjë operacion kompleks. Duke pasur parasysh që inteligjenca artificiale është e gjerë dhe përshinë shumë gjëra, ne do t’i përmendim vetëm disa ndryshime që mund të ndodhin në të ardhmen, dhe se a do të jenë një hap përpara apo prapa për shoqërinë.

Fillimisht, sistemet e IA, janë të gatshme të marrin me mijëra apo edhe me miliona punë që kryhen nga njerëzit, duke e përfshirë punën si: arkatare, recepsionistë, apo edhe punën në banka. Po ashtu, edhe makinat robotike (që vozitin vetëm), e deri tek shpërndarja e picave dhe procedurave dhe punë të  tjera që janë edhe më komplekse mund dhe do të të zëvendësohen nga sistemet e IA (inteligjencës artificiale).

Madje, edhe puna si gazetaria mund të përmirësohet shpejt nga algoritmat e lajmeve që mund të mbledhin informacione dhe të shpërndahen më shpejtë dhe më saktë.

Pretendohet, madje se edhe punët si zjarrfikës, ndërtimtari dhe punë të tjera më të rrezikshme do të zëvendësohen nga robot dhe sisteme tjera të inteligjencës artificiale, të cilat nuk mund të sëmuren apo edhe të lëndohen.

Kjo nënkupton, se gjeneratat e ardhshme do të orientohen kryesisht në profesionet e teknologjisë dhe ndërtimit të këtyre sistemeve. Sipas ekonomistëve, bota me inteligjencë artificiale do të jetë një vend më i ndritshëm dhe më e mirë, me makinat të cilat do të kryejnë shumë punë.

E ardhmja me inteligjencë artificiale është e paparashikueshme, po këto që i përmendëm mund edhe të ndodhin dhe veç se kanë filluar të ndodhin dhe të krijohen. Mirëpo, gjërat do të ndryshojnë edhe më shumë se sa mendoni e sidomos mendja e njeriut. Kur vet themi inteligjence artificiale e kuptojmë që më nuk do të ketë një mendje që mendon emocionalisht, por vetëm artificialisht dhe racionalisht. Bota do të ndryshoj, si ashtu edhe shoqëria dhe njerëzimi por se çfarë do të na sjellin dhe se si do të zhvillohet jeta,ende mbetet një pikëpyetje e madhe. /Lajmi.net/