‘Intelektualët’ me mesazh special në sfidën ndaj Ballkanit
Drita dhe Ballkani u ballafaqohen në Gjilan në kryendeshjen e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, derisa u mbyll 2:1 në favor të mysafirëve. Por, përtej fushës, tifozët vendas po krijojnë një atmosferë të zjarrtë edhe në tribuna, derisa në fillim të pjesës së dytë kanë shpalosur një mesazh special, raporton lajmi.net.…
Sport
Drita dhe Ballkani u ballafaqohen në Gjilan në kryendeshjen e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, derisa u mbyll 2:1 në favor të mysafirëve.
Por, përtej fushës, tifozët vendas po krijojnë një atmosferë të zjarrtë edhe në tribuna, derisa në fillim të pjesës së dytë kanë shpalosur një mesazh special, raporton lajmi.net.
“1432 fëmijë të vrarë në luftë… dhezni qira, servila!”, kanë shkruar ata në sloganin e shpalosur.
Ky reagim i tyre vjen pas zhvillimeve të fundit ku figura politike në Kosovë kanë ndezur qirinj duke nderuar disa të rinj të vrarë ditëve të fundit në Serbi./Lajmi.net/