Instagrami nuk do jetë më i njëjtë, risia që do e ndërrojë tërësisht

Instagram ka konfirmuar se do të heq skedën 'Following' nga aplikacioni.

Auto & Tek

08/10/2019 10:15

Ky tipar i lejonte përdoruesit të “mbajnë shënime” të aktivitetit të ndjekësve, përkatësisht postimeve të cilat i pëlqenin apo në të cilat komentonin, transmeton lajmi.net.

Karakteristika u lansua në vitin 2011, si një nënkategori nën menynë “Like”.

Shumë përdorues as nuk e dinin se ekzistonte funksioni.

Për disa nga përdoruesit, opsioni ishte një burim paranojash, duke i shtyrë njerëzit të ishin tepër të vetëdijshëm për mënyrën sesi mund të interpretohet përdorimi i tyre në Instagram.

Sipas shefit të produktit në Instagram, Vishal Shah, ‘thjeshtësia’ ishte faktori përcaktues.

“Njerëzit jo gjithmonë e dinin se aktiviteti i tyre është i shpërfaqur,” i tha ai Buzzfeed. /Lajmi.net/