Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Instagram vjen me një vendim të rëndësishëm për përdoruesit

9:35 | 18 Gusht 2019

Foto: Ilustrim

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme.

Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin i disponueshëm vetëm në shtetet e bashkuara.

Siç nënvizohet nga sajti teknologjik Engadget, risia ka një funksion të dyfishtë: të ndihmojë Instagramin të individualizojë dezinformimin në platformë dhe të stërvis algoritmet e inteligjencës artificiale të njohë falsitetet.

Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si përshembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht.

Shoqëritë që merren me verifikimin, janë të njëjtat që ekzaminojnë përmbajtjet në facebook. Nëse një lajm i rremë konfirmohet, postimi nuk hiqet por bëhet i padukshëm në kërkime dhe injorohet nga seksioni ‘eksploro’.

Llogaria që e ka gjeneruar nuk merr asnjë njoftim kur një përmbajtje e saj është nën vëzhgim dhe nëse ajo konsiderohet false./tch