Instagram tregon kur jeni ‘online’

Fotot dhe videot tuaja mund t'i shpërndani në çdo kohë, por 'Activity status' lejon të gjithë miqtë dhe ndjekësit tuaj të shohin se kur keni qenë së fundmi online, njejtë sikurse Facebook Messenger.

Fun

19/01/2018 13:48

Kurdo që e hapni faqen e mesazheve në instagram, do të shihni se kur miqtë tuaj kanë qenë online.

Nëse kjo gjë ju pengon, Instagram ka një metodë për ndalimin e këtij aktiviteti, mashable, transmeton lajmi.net

Derisa jeni tek faqja e instagram, shkoni tek opsioni Settings brenda profilit tuaj dhe klikoni në ‘show activity status,’ prej nga do të shfaqet:  “When this is turned off, you won’t be able to see the activity status of other accounts.”

Me këtë rast ju nuk do të mund të shihni se kush është online, njejtë sikurse të tjerët që nuk do të jenë në gjendje të shohin se kur jeni ju online.

Megjithatë, është pak e frikshme që Instagram dita ditës po bëhet më shumë si Facebook. Sipas ekspertëve, Instagram ka qenë i veçantë pikërisht për faktin se nuk ka qenë si Facebook. /Lajmi.net/