Instagram tani me fotografi në HD
Instagram ka rritur cilësinë e fotografive në aplikacion.
Auto & Tek
Lajme të mira për përdoruesit e rregullt të Instagram! Tani do të jeni në gjendje që të ngarkoni fotografi të madhësisë 1080 x 1080 pikselë, një përmirësim ky nga rezolucioni i mëhershëm 640 x 640.
Përmirësimi i rezolucionit është duke u parë si një evolucion normal për Instagram, pasi që shumica e celularëve të mençur tani kanë ekrane të cilat janë shumë më të mëdha se madhësia aktuale e fotografive në Instagram, transmeton Lajmi.net.
Sidoqoftë, për momentin, pajisjet e përdoruesve janë ende duke i shfaqur fotografitë e Instagram në rezolucionin e mëparshëm 640 x 640.