Instagram, tani GIF dhe për Stories

Instagram vazhdon të pasurohet me funksionalitet të reja për të stimuluar kreativitetin e përdoruesve të saj.

Fun

27/01/2018 11:22

Tashmë në Stories vijnë edhe ngjitësat e animuara të formatit Gif. Mund të zgjidhni mes atyre që janë në tendencë apo që kanë të bëjnë me një temë të caktuar.

Kjo risi është e disponueshme për përdoruesit e iOS dhe Android, ndërsa aplikacioni në pronësi të Facebook vazhdon të testojë dhe opsione të tjera, transmeton tch.

Eksperimenti i fundit, i publikuar nga WABetaInfo, ka të bëjë me një funksion “anti-spiun” klonuar nga rivali i Snapchat. Instagram në praktikë mund tu bëjë të ditur përdoruesve kur Stories e tyre “regjistrohen” nga dikush apo ruhen si “screenshot” në celular. Për momentin testi është i brendshëm, por mund të kalojë për të gjithë.