Instagram nuk do të publikojë fotografitë private apo mesazhet e vjetra

Shumë ndjekës të rrjetit social Instagram u shqetësuan se fotografitë e tyre mund të përdoren.

Fun

22/08/2019 09:54

E gjitha kjo u shkaktua nga një paralajmërim që po qarkullonte në rrjet.

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri i dha fund këtyre spekulimeve duke hedhur poshtë cdo gjë.

“Vëmendje! Nëse shihni një meme që deklaron se Instagram do të ndryshojë rregullat nesër, nuk është e vërtetë”, shkruajti ai në një postim.

Paralajmërimi që është bërë viral që të martën deklaron se Instagram do ndryshojë politikën e privatësisë duke lejuar mesazhet e vjetra dhe fotot private që të përdoren në seanca gjyqësore. Madje ky paralajmërim ka “mashtruar” edhe emra të njohur si Julia Robert, Usher, Pink, madje edhe guvernatorin Rick Perry.