Instagram na ka futur në botën e pëlqimeve. Çfarë do të ndodhë kur platforma do ta heq këtë opsion?

Të pëlqen fotoja ime në Instagram? A është koha e duhur të postoj një foto tani? A të fshijë foton sepse kam marrë shumë pak pëlqime?

Auto & Tek

24/08/2019 15:50

Ata të cilët janë të interesuar për pëlqime, mund të kenë shumë stres dhe presion kur postojnë ndonjë fotografi.

Por në mënyrë që të zhduket ky presion, Instagrami është duke i fshehur  pëlqimet, tani në më shumë 7 vende të botës, duke përfshirë: Kanadë, Irlandë, Japoni, Brazil, Australi dhe Zelandë të re, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

CNN, ka folur me përdoruesit e këtyre vendeve ku jane hequr pëlqimet  – dhe shumica prej tyre janë ndjerë më pozitiv dhe më mirë pas heqjes së këtij opsioni.

Një studim tregon se Intagram është aplikacioni më i dëmshëm nga të gjitha rrjetet tjera sociale, sa i përket shëndetit mendor tek të rinjtë.

Pëlqimet, që shfaqen në formë të zemrës në Instagram, shumë shpesh përdoren si matës të popullaritetit, çka i qon disa përdorues të mos kenë më vetëbesim në vetën e tyre, duke shkaktuar kështu depresion dhe ankth.

Instagram ka ardhur deri në një pikë ku njerëzit më nuk ekanë vlerësuar foton dhe përmbajtjen e saj.

Tashmë ishte vetëm për atë person që ka pranuar më shumë se 5 mijë pëlqime dhe gjykimet bazuar në atë foto… dhe njerëzit kishin filluar të krahasonin vetën e tyre me të tjerët, gjë që ka shkaktuar probleme mendore të mëdha.

Por, kur këta persona nuk marrin pëlqime, mund të ketë efektin e kundërt.

Nga intervistat me këta persona të cilët tashmë nuk e kanë këtë opsion, kanë ardhur në përfundim se kjo metodë është duke pasur efekte pozitive tek ata, e sidomos tek adoleshentët të cilët tashmë nuk e krahasojnë vetën e tyre me të tjerët. /Lajmi.net/