Instagram me ndryshim të ri, nuk pritet mirë nga përdoruesit

Kalimi nëpër "Story" të rrjetit social "Instagram" nuk do të jetë e vetmja vështirësi tash e tutje.

Auto & Tek

27/12/2018 16:59

Një fotografi “screenshot” nga një përdorues tregon Instagramin duke e prezantuar mënyrën e re për t’u zhvendosur nëpër postime, tashmë duke lëvizur gishtin në mënyrë horizontale, transmeton lajmi.net.

“Ne gjithmonë testojmë mënyra të reja në Instagram për të përmirësuar eksperiencën dhe për të sjellë njerëzit më afër njëri tjetrit”, deklaroi një zëdhënës i Instagram për TechCrunch.

Pavarësisht se zëdhënësi nga Instagram pretendon që ndryshimi i sjellë të jetë pozitiv për përdoruesit, shumë prej tyre nuk e pritën mirë atë.

Madje, disa prej tyre zgjodhën rrjetin social “Twitter” për t’i shtruar ankesat e tyre në lidhje me përditësimin. /Lajmi.net/