Inspektorati policor rekomandon suspendimin e një rreshteri- u përfshi në mosmarrëveshje për kontekst pronësor

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor të policisë kufitare. Sipas IPK-së rekomandimi është parashtruar për suspendim pasi që ndaj rreshterit policor është iniciuar një hetim penal që do të zhvillohet në koordinim me prokurorinë për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Sipas njoftimit incidenti ku është përfshirë si i dyshuar…

Lajme

25/03/2025 15:48

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor të policisë kufitare.

Sipas IPK-së rekomandimi është parashtruar për suspendim pasi që ndaj rreshterit policor është iniciuar një hetim penal që do të zhvillohet në koordinim me prokurorinë për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit incidenti ku është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor ka ndodhur në Viti dje rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter policor të policisë kufitare të PK-së.IPK ka parashtruar rekomandimin për suspendim pasi që ndaj rreshterit policor është iniciuar një hetim penal që do të zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan lidhur me veprën penale lëndim i lehtë trupor”.Incidenti ku është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vitisë më 24.03.2025 rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje të zyrtarit policor me një qytetar lidhur me një kontest pronësor”, thuhet në njoftim.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast”./Lajmi.net/