Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, konstatohen shkelje të sigurisë në punë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrollit në objekt është konstatuar se nuk ishin ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrollit në objekt është konstatuar se nuk ishin ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Për këtë arsye, Inspektorati ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës.
Ndërkohë, u ka bërë apel punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës. /Lajmi.net/