Inspektorati ndalon punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në objekte ndërtimi, ka konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë në gjashtë të tilla, saktësisht tri objekte në Komunën e Prishtinës, dy në Mitrovicë dhe një në Pejë. IQP ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në objekte ndërtimi, ka konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë në gjashtë të tilla, saktësisht tri objekte në Komunën e Prishtinës, dy në Mitrovicë dhe një në Pejë.
IQP ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, ka njoftuar IQP. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: