‘Inside Out’ kalon ‘Furious 7’, bëhet filmi i tretë më i suksesshëm i vitit (Video)

'Inside Out' ka fituar një shumë të madhe parash këtë vit në Box Office amerikan duke arritur të kalojë edhe filmin e suksesshëm 'Furious 7'.

ShowBiz

14/09/2015 13:18

Me gjithë suksesin e madh që ka pasur filmi më i fundit i serisë ‘Fast and Furious’, suksesi i radhës i studios filmike Pixar ka arritur që dalë ngadalë të ngitet në top 3 filmat me më shumë fitime në vitin 2015.

‘Inside Out’, filmi i animuar që tregon se si punojnë emocionet brenda trurit të njerëzve, ka fituar 351 milionë dollarë vetëm në Amerikë deri tani, transmeton lajmi.net.

Vetëm sukseset si ‘Jurassic Park’ dhe ‘Avengers: Age of Ultron’ kanë arritur të fitojnë më shumë, duke u pozicionuar në vendet e para ndërsa ‘Furious 7 tani mbetet si filmi i katërt më i shikuar.

Pixar këtë muaj sjellin e filmin tjetër ‘The Good Dinosaur’ që gjithashtu ka një temë shumë interesante dhe pritet të ketë sukses të madh./Lajmi.net

YouTube player