Injeksioni që mund të shkaktoj kancer në mitër u ndalua në botë por vazhdon të propozohet nga gjinekologët në Kosovë

Injeksionit “Progesterone depo” i 250 mg iu pezullua marketingu si dhe përdorimi me 26 qershor nga Bashkimi Evropian. Ky injeksion përdorej nga gratë shtatzëna për të parandaluar lindjen e parakohshme por u kuptua se nuk rezultoi pozitivisht në këtë aspekt dhe mund të shkaktoj paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës. Ky ilaç ani pse…

Lajme

22/09/2024 19:03

Injeksionit “Progesterone depo” i 250 mg iu pezullua marketingu si dhe përdorimi me 26 qershor nga Bashkimi Evropian.

Ky injeksion përdorej nga gratë shtatzëna për të parandaluar lindjen e parakohshme por u kuptua se nuk rezultoi pozitivisht në këtë aspekt dhe mund të shkaktoj paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës.

Ky ilaç ani pse u ndalua, në Kosovë vazhdon të kërkohet nëpër barnatore nga gratë shtatzëna me rekomandim të mjekut.

Përveç se në barnatore, gratë shtatzëna këtë bar po e kërkojnë edhe në grupe të ndryshme në rrjete sociale.

Në këto grupe shumë persona iu kujtojnë atyre që i kërkojnë për rreziqet e mundshme derisa një grua ka komentuar se nga ky ilaç i janë shkaktuar cistat në gji.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni i ka pyetur disa farmacistë nëse e kanë këtë bar e që të njëjtit kanë thënë se e kanë përveç dy barnatoreve që treguan se tash e një kohë është mungesë.

Gazetarja ka tentuar të marr përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë bar dhe heqjen e tij nga tregu por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi. /Lajmi.net/ 

Video: