Iniesta s’e mendon pensionimin: Do të vazhdoj edhe një vit te Vissel Kobe

Andres Iniesta s’është duke menduar për pensionimin. Ikona e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta ka folur lidhur me planet e tij për të ardhmen. Don Andres ka përsëritur dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona, por sigurisht, jo në rolin e lojtarit. “Unë do të vazhdoj te Vissel Kobe edhe për në vit, pastaj…

Sport

10/10/2022 23:44

Andres Iniesta s’është duke menduar për pensionimin.

Ikona e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta ka folur lidhur me planet e tij për të ardhmen.

Don Andres ka përsëritur dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona, por sigurisht, jo në rolin e lojtarit.

“Unë do të vazhdoj te Vissel Kobe edhe për në vit, pastaj do të shohim”, ka thënë Iniesta, përcjell lajmi.net.

“Do të doja të kthehesha te Barca, është shtëpia ime, por s’e di në çfarë roli: trajner, drejtor sportiv apo diçka e tillë”, shtoi spanjolli.

Andres Iniesta po i shijon vitet e fundit të futbollit në Japoni, larg niveleve të larta, pasi fitoi gjithçka me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës. Mesfushori kompletoi futbollin pak më herët sesa planifikohej. /Lajmi.net/