Iniesta në ‘mobile shop’

Ai sapo ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën që duket se do ta mbajë në gjigantin katalan për pjesën e mbetur të karrierës së tij. Mirëpo, mesfushori Andres Iniesta ka filluar të planifikojë jetën pas pensionit duke shfaqur aftësitë e tij si shitës i telefonave celularë. 29-vjeçari ka shituar artikuj në mënyrë aq mbresëlënëse…

Sport

27/12/2013 08:30

Ai sapo ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën që duket se do ta mbajë në gjigantin katalan për pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Mirëpo, mesfushori Andres Iniesta ka filluar të planifikojë jetën pas pensionit duke shfaqur aftësitë e tij si shitës i telefonave celularë.

29-vjeçari ka shituar artikuj në mënyrë aq mbresëlënëse sa që ka befasuar edhe shitësit e vërtetë, gjatë xhirimeve për një reklamë të re për kompaninë Sony, ku dukej shumë rehat.

Në mesin e blerësve pati edhe fytyra të befasuara, por Iniesta e kreu punën e tij me sukses. Punë të mbarë, Andres.