Iniesta jashtë Spanjës
Andres Iniesta nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij, ndaj Francës dhe Maqedonisë, pas dëmtimit të pësuar në gju.

Sport
Mesfushori i Barcelonës kishte munguar edhe ndaj ndeshjes ndaj Villarealit në fundjavë. Enrique kishte konfirmuar se lojtari ka pasur “probleme me gjurin”.
Dhe tani lojtari nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares, miqësoren ndaj Francës dhe ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 ndaj Maqedonisë.
Del Bosque nuk e ka ftuar ndonjë lojtar tjetër si zëvendësues, kështu që ai do të ketë në dispozicion 22 lojtarë për 2 ndeshjet e ardhshme.