Iniciohet rast për 338 euro të dyshuara si para të falsifikuara
Policia e Kosovës ka iniciuar rast të falsifikimit të parasë në Prishtinë, pasi ekspertiza ka konstatuar se një shumë prej 338 eurosh, e përbërë nga monedha dhe kartëmonedha të ndryshme, dyshohet të jetë e falsifikuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar më 03.06.2026, në konsultim me prokurorin e shtetit, pas pranimit të rezultateve…
Lajme
Policia e Kosovës ka iniciuar rast të falsifikimit të parasë në Prishtinë, pasi ekspertiza ka konstatuar se një shumë prej 338 eurosh, e përbërë nga monedha dhe kartëmonedha të ndryshme, dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar më 03.06.2026, në konsultim me prokurorin e shtetit, pas pranimit të rezultateve të ekspertizës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.
Paratë e dyshuara ishin dorëzuar në Polici në gusht të vitit 2024 nga një zyrtare e një banke private.
“Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti pas ekspertizës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të 338 eurove në monedha dhe kartëmonedha të ndryshme të cilat ishin dorëzuar në polici më 08.08.2024 nga zyrtarja e një banke private.”
Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime nga ekipet relevante./Lajmi.net/