Ingrid Gjoni nis bashkëpunimin me artistin e njohur

Pas bashkëpunimit me Cristi Mega-n që publikoi pak muaj më parë, Ingrit Gjoni ka zbuluar se po punon për të sjellë projektin më të ri.

ShowBiz

31/08/2020 18:34

Bëhet fjalë për një tjetër bashkëpunim, dhe kësaj radhe do të vijë me këngëtarin e njohur, Sabiani.

Ka qenë vetë këngëtarja që kaq publikuar disa video në rrjete sociale, duke zbuluar detaje nga klipi i këngës. Si gjithmonë, këngëtarja shfaqet mjaft joshëse e veshur me një fustan të zi të ngushtë, duke nxjerrë në pah linjat trupore.

Kanë qenë të shumta komentet nga miqtë dhe fansat, të cilët e kanë komplimentuar këngëtaren për paraqitjen e saj.

Kujtojmë që ‘Lumja unë’ ishte projekti i saj më i fundit që u publikua 10 muaj më parë, dhe që u prit mjaft mirë nga publiku.

https://www.instagram.com/p/CECfnGADXXy/