Informata për tentim vetëvrasje të Katedralja, e rrejshme

Me herët u raportua se një person po kërcënon me vetëvrasje nga Katedralja në Prishtinë.

Lajme

12/10/2018 13:24

Mirëpo, autoritetet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se ishte alarm i rremë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka e ka mohuar këtë pasi kanë inspektuar brenda katedrales.

“Pas një informate qe kemi marrë nga policia që gjoja një person po don të kërcej nga kulla e katedrales, kemi dalë në terren. Për fat të mirë nuk kemi hasur në person që dëshiron të mbysë vetën”, ka thënë Zeka.

Zeka ka thënë se të gjitha dyert kanë qenë të mbyllura, poashtu edhe lifti. Ndryshe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ambulanca.

Nga policia nuk kanë pranuar të folësin, ndërsa nga personeli i Katedralës “Nëna Terezë”, thanë për lajmi.net se ka qenë një person, i cili i pa edhe nga njerëzit që u grumbulluan para vendit të ngjarjes.

Lajmi.net do të ju mbaj të informuar për rastin.