Infermierja italiane vret veten pasi doli pozitive për koronavirus

12:14 | 26 Mars 2020

Një infermiere italiane vrau veten pasi provoi pozitive për koronavirus dhe nga frika se mos kishte infektuar të tjerët, ka zbuluar një federatë infermierësh.

Daniela Trezzi, 34-vjeç, po punonte në vijën e parë të krizës koronavirus në një spital në Lombardi, rajoni me prekjen më të madhe të Italisë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Federata Kombëtare e infermierëve të Italisë konfirmoi vdekjen e saj dhe shprehu ‘dhimbjen dhe shqetësimin’ e saj në një deklaratë mbrëmë.

Federata tha se infermierja kishte vuajtur ‘stres të rëndë’ sepse ajo kishte frikë se po përhapet virusi ndërsa përpiqej të vinte nën kontroll krizën. /Lajmi.net/