Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Industria e automobilizmit në Kinë do të rifillojë prodhimin, derisa në të gjithë botën prodhuesit e kanë ndërprerë veprimtarinë si pasojë e koronavirusit

13:28 | 27 Mars 2020

Industria-foto-780x439

Në pjesën tjetër të botës, si pasojë e koronavirusit është ndërprerë prodhimi i veturave, por Kina duket se e ka hedhur prapa këtë problem.

Si pasojë e pandemisë, prodhuesit më të mëdhenj në Evropë, si Lamborghini, Ferrari dhe Bentley e kanë ndërprerë përkohësisht prodhimin, derisa gjatë ditëve të fundit të njëjtin vendim e kanë marrë edhe prodhuesit në Shtetet e Bashkuara si Ford, Fiat Chrysler, General Motors dhe Tesla, transmeton Telegrafi.

Situatë tjetër është në Kinë, ku pas mbylljes prej dy muajsh, industria e automobilizmit do të rifillojë prodhimin në tërësi, përfshirë edhe në Wuhan, ku ishte qendra kryesore e përhapjes së këtij virusi.

Bloomberg ka raportuar se niveli i shitjes në tregun kinez, ka rënë ndjeshëm si pasojë e koronavirusit, por kjo është duke ndryshuar.

Të dhënat e mbledhura nga China Passenger Car Association, tregojnë se pas muajit shkurt numri i shitjeve të veturave ka nisur të rritet, ndërsa është për 40 për qind më i ulët se gjatë kohë së njëjtë të vitit të kaluar. Por, për 94 për qind më i lartë s një muaj më herët.

Derisa shitjet po rriten, ka filluar të zhvillohet edhe prodhimi i veturave, si dhe të funksionojnë fabrikat që prodhojnë pjesë për makina. Më 17 shkurt filloi prodhimi i BMW në Shenyang, derisa gati të gjitha njësitet e Volkswagen janë në funksion të plotë.

“Të gjitha prodhimtarit dhe operatorët komercialë, janë duke funksionuar normalisht, prodhimi po kthehet gjithnjë e më shumë në normalitet”, është thënë në bazën e Fiat Chrysler në Kinë. Që kur e ka rikthyer prodhimin, Tesla po i nxjerrë nga 3,000 njësi në javë, që është më shumë se sa prodhonte më parë.