Incizohet vdekja e TV kuzhinierit të famshëm, i dështoi parashuta (Video)

TV kuzhinieri i famshëm spanjoll Dario Barrio, vdiq të premten gjatë një kërcënimi me parashutë në një Festival Ajror Ndërkombëtarë. 

Bota

07/06/2014 22:20

Dario Barrio, 42 vjeçar, u përplas në një shkëmb në vargmalet Sierra Segura në provincën Jaen të Spanjës, pas kostumi i tij me krah nuk funksionoi mirë. 

Shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por jeta e Barrios kishte marrë fund. 

Momentet e fundit të jetës së Barrios u kapën nga kamerat e njerëzve që ishin mbledhur për ta parë kërcimin e tij. 

Organizatorët e festivalit pas incidentit kanë pezulluar të gjitha aktivitetet dhe kanë shprehur pikëllimin e tyre për tragjedinë. 

Organizatorët kanë thënë se Dario ishte një hedhës me përvojë dhe ata janë shumë të mërzitur për këtë aksident. 

Dario Barrio filloi të merret me gatim, kur ishte 14 vjeç , dhe ka fituar popullaritet me një emision të famshëm për kuzhinën që transmetohej në një televizion spanjoll.