Incizim i fshehtë, Barack Obama tregon muskujt në gym fitness

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është gjetur në qendër të një skandali të sigurisë pas publikimit të një incizimi të bërë fshehtas gjatë stërvitje së tij në gym fitness të hotelit në Varshavë gjatë vizitës së tij në Poloni.

Bota

05/06/2014 00:52

Shërbimet e ngarkuara për sigurinë e presidentit amerikan po përpiqen të konstatojnë se si ka mundur të ndodhë që dikush i papenguar të incizojë presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë duke stërvitur, dhe që pastaj ta publikojë atë incizim.

Incizimi është bërë në gym fitnessin e hotelit \”Meriot\” nw Varshava, ku Obama qëndroi gjatë vizitës së tij në Poloni.

Fotot nga stërvitja e Obamës janë publikuar edhe në një gazetë të përditshme polake.