Incidenti në finalen Trepça-Peja, zëvendësministrja paralajmëron ndalimin e tifozëve në palestra
Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, ka kërkuar masa për parandalimin e dhunës në basketboll, pas finales së Superkupës Trepça-Peja. Tensionet në takimin e luajtur të dielën në Suharekë u përcoll me tensione mes tifozëve, ndërkohë që u sulmua edhe gazetarja Ulpiana Emra, shkruan lajmi.net. Osmani ka paralajmëruar edhe ndalimin e tifozëve në…
Sport
Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, ka kërkuar masa për parandalimin e dhunës në basketboll, pas finales së Superkupës Trepça-Peja.
Tensionet në takimin e luajtur të dielën në Suharekë u përcoll me tensione mes tifozëve, ndërkohë që u sulmua edhe gazetarja Ulpiana Emra, shkruan lajmi.net.
Osmani ka paralajmëruar edhe ndalimin e tifozëve në palestrat e Kosovës.
“Federata e Basketbollit të Kosovës duhet të ndërmarr masa të rrepta për parandalimin e përsëritjes së situatave të tilla. Nëse përgjigjja është ndalimi i tifozëve në palestra sportive, atëherë do të obligohemi të ndërmarrim diçka të tillë për këtë sezon të re në basketboll. Duhet të kuptojmë, se sjelljet e tilla po e dëmtojnë imazhin e sportit si përbrenda vendit, po aq dhe jashtë vendit. Nuk ka asnjë fitues në këtë mes. Ndërsa dëmi është i përbashkët. Për këtë, ata që janë përgjegjës duhet të japin përgjegjësi pranë organeve të rendit”, ka shkruar Daulina Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
Për shkak të hedhjeve të gjësendeve, tifozeria mitrovicase u largua nga palestra.
Trepça në fund triumfoi 78:76 ndaj Pejës dhe fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll./Lajmi.net/