Inaugurimi i Bordit të Paqes, Osmani mbërrin në Washington
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbërritur në Washington D.C., për të marrë pjesë në inaugurimin e Bordit të Paqes, të themeluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Njoftmin Osmani e bëri përmes platformës X. “Me ftesë të Donald Trump, kemi mbërritur në Washington, D.C. për takimin inaugurues të Bordit të…
Lajme
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbërritur në Washington D.C., për të marrë pjesë në inaugurimin e Bordit të Paqes, të themeluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Njoftmin Osmani e bëri përmes platformës X.
“Me ftesë të Donald Trump, kemi mbërritur në Washington, D.C. për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues. Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me liderë të tjerë nga e gjithë bota, do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, shkruan ajo në X.
At the invitation of @POTUS @realDonaldTrump, we have arrived in Washington, D.C. for the inaugural meeting of the Board of Peace, representing the Republic of Kosovo as a Founding Member State.
Together with our strategic ally, the United States, and fellow leaders from around… pic.twitter.com/kF21jQRfbd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2026