Inagurimi i Ambasadës së Kosovës në Washington ku ishte edhe O’Brian, Kurti: Dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë me SHBA-të

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e inaugurimit të objektit të Ambasadës së Kosovës në Washington, ku mori pjesë edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Kurti ka thënë se përurimi i ambasadës në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë…

Lajme

24/05/2024 13:08

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e inaugurimit të objektit të Ambasadës së Kosovës në Washington, ku mori pjesë edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Kurti ka thënë se përurimi i ambasadës në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.  Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Ëashington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave”. Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë ”, ka shkruar Kurti.

O’Brien ka deklaruar gjatë ceremonisë se SHBA’ja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën.

“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, citohet të ketë thënë O’Brien.