Imeri: LDK ka qëndruar anemike ndaj konstituimit të Kuvendit
Politologu, Dorajet Imeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur një qëndrim tepër anemik ndaj çështjes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Imeri ka theksuar se neutraliteti i LDK-së në këtë proces nuk është i përshtatshëm, pasi sipas tij, ky subjekt politik duhet të jetë në ballë të zhvillimeve politike dhe të…

Lajme
Politologu, Dorajet Imeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur një qëndrim tepër anemik ndaj çështjes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Imeri ka theksuar se neutraliteti i LDK-së në këtë proces nuk është i përshtatshëm, pasi sipas tij, ky subjekt politik duhet të jetë në ballë të zhvillimeve politike dhe të ofrojë zgjidhje të duhura.
“Më duket që Lidhja Demokratike e Kosovës ka qëndruar tepër anemike në pozicionin e saj. Deri diku e kuptoj këtë sjellje, sepse përvoja me Lëvizjen Vetëvendosje ndikoi negativisht në një proces paraprak zgjedhor. Provuan që të këndelleshin nga një rezultat historikisht i dobët e kam fjalën për periudhën kur Isa Mustafa ishte kryetar i partisë dhe pastaj përpjekjet e Abdixhikut për ta rikëndellur partinë rezultuan me një arritje e cila duhet të trajtohet me kujdes, për të mos thënë që nuk është ajo çfarë LDK-ja ka pretendime se do të arrij. Qëndrimet kështu për një kohë, sikur neutral nuk më kanë pëlqyer sepse kam konsideruar që LDK-ja duhet të jetë në ballë të proceseve dhe të ofroj zgjidhje të duhur”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1